– Me 13 gusht, të vitit 2017, këngëtari David Bowie, u paraqit në serialin teliviziv ‘Twin Peaks: The Return’. Regjisori i serialit në fjalë, kishte planifikuar që këngëtari Bowie të lunate në këtë serial, por këngëtari ndërroi jetë në vitin 2016. Në këtë paraqitje të Bowit, që shokoi të gjithë, pamjet ishin marrë nga arkiva dhe provat fillestare të xhirimeve, derisa Bowie ishte ende në jetë.
– Në këtë datë, të vitit 2004, kënga ‘Angels’ nga Robbie Williams, ishte votuar si kënga më e mirë në Angli, që nuk arriti pozitën e parë të top listave në këtë vend. Disa këngë të tjera që sipas publikut të televizionit BBC ishin nën vlerësuar, ishin edhe këngët: ‘Ray of Light’, nga Madonna, pastaj Bon Jovi me këngën ‘Always’ dhe Oasis me këngën ‘Wonderwall’.