– Me datën 9 gusht, kishte lindur këngëtarja dhe kantautorja e famshme, Whitney Houston, e lindur në vitin 1963, në NewJersey. Në vitin 1985 kënga e saj ‘Saving All My Love For You‘, ishte në krye të top listave të këngëve më të mira për të vazhduar në vitin 1992, kur balada e saj e famshme ‘I Will Always LoveYou‘, arriti në pozitat e para të top listave muzikore në shumë vende të botës. Libri i rekordeve ‘Guinness’, e ka cilësuar këngëtaren Huston, si artisten me më së shumti çmime të fituara në muzikë. Këngëtarja vdiq në shkurt të vitit 2012.
– Në këtë datë, të viti 2005, bendi kanadez Nickelback, lansuan këngën e famshme “Photograph“, që ishte pjese e albumit të tyre ‘All The Right Reasons’. Me këtë këngë bendi arritën të jenë në krye të top listave amerikane.