– Me 1 gusht, të vitit 1981, televizioni muzikor MTV transmetoi për herë të parë programin e parë. Programin e hapi krijuesi i këtij televizioni John Lack, i cili e nisi programin me fjalët: “Zonja dhe zotërinj: Rock and Roll, mirë se vini në televizionin e muzikës”. MTV është një nga televizionet më të mëdha në botë, që promovon të gjitha zhanret e muzikës ndërkombëtare.
– Sot me 1 gusht feston ditëlindjen reperi, aktori dhe producenti amerikan Coolio. Ai ka lindur në vitin 1963 në Kaliforni të SHBA. Ai ishte një nga reperët më të famshëm të viteve të 90-ta, derisa kulmin e karrierës e arriti me albumin e tij ‘Gangsta’s Paradise’, që fitoi edhe çmimin ‘Grammy’, për këngën më të mirë rap nga albumi me të njëjtin titull në vitin 1995.