– Sot me 24 korrik, feston ditëlindjen këngëtarja e famshme, aktorja dhe producentja Jennifer Lopez, e njohur si JLO, e cila ka lindur në vitin 1970, në New York. Këngëtarja arriti famë në vitin 1999, me lansimin e këngës së titulluar ‘If you had my love’, që u bë një hit masiv, duke i hapur rrugët e suksesit për këngëtaren. Ajo ka fituar mbi 150 çmime në muzikë dhe aktrim, ndërsa në vitin 2012, libri i rekordeve ‘Guinness’, e shpalli video spotin e këngës së saj ‘On the Floor’, si video klipi më i shikuar i të gjitha kohërave, kënduar nga një femër.
– Në këtë datë të vitit 1976, dueti nga Elton John dhe Kiki Dee, i titulluar “Don’t Go Breaking My Heart”, arriti në pozitën e parë të top listës së këngëve më të mira në Angli.
– Në po këtë datë të vitit 1993, bendi U2, qëndroi për dy javë në krye të top listës së albumeve më të mira në Amerikë, me albumin ‘Zooropa’. Me këtë album një vit më pas, U2 fituan çmimin ‘Grammy’, për ‘Albumin më të Mirë të zhanrit Alternativ’.