– Në datën e sotme 5 Qershor, të vitit 2004, këngëtarja Jennifer Lopez, u martua me këngëtarin Marc Anthony. Martesa e tyre zgjati 10 vjet dhe nga martesa e tyre ata kanë dy fëmijë binjak, Max dhe Emme.
– Me 5 Qershor, të vitit 2016, katër anëtarët e grupit ‘ABBA’, performuan së bashku për herë të parë që nga viti 1982, në një festë private për të shënuar 50 vjetorin e karrierës së tyre në skenën muzikore. Të dy kompozitorët suedez Bjorn Ulvaeus dhe Benny Andersson që kishin shkruar shumicën e këngëve të grupit ‘Abba’ u takuan për herë të parë pas shumë vitesh në Stokholm.
– Me 5 Qershor, të vitit 2019, Revista ‘Forbes’ njoftoi se këngëtarja Rihanna, ishte këngëtarja më e pasur femër në botë. Këngëtarja kishte një pasuri prej rreth 600 milion dollarësh, kryesisht të fituara përmes biznesit të saj të muzikës dhe kozmetikës. Linja e saj ‘Fenty Beauty’, e lansuar në vitin 2017, raportohet se fitoi 100 milion dollarë në 40 ditët e para të lansimit. Pas këngëtares Rihanna, ishin këngëtaret Madonna, Celine Dion dhe Beyonce.