– Sot, me 30 qershor feston ditëlindjen reperi amerikan T-Pain, i lindur në vitin 1985. Emri i vërtetë i reperit është, Feheem Najm, derisa në vitin 2007 ai arriti në krye të top listave muzikore amerikane, me këngën e tij ‘Buy U a Drank’ dhe ‘Shawty Snappin’.
– Me 30 Qershor, të vitit 2001, këngëtaret Christina Aguilera, Lil’ Kim, Mya dhe Pink, ishin në pozitën e parë të këngëve më të mira, në top lista ne Britaninë e Madhe, me këngën e tyre të titulluar ‘Lady Marmalade.’
– Në këtë datë, të vitit 2014, albumi i dytë i këngëtarit Ed Sheeran, i emërtuar ‘X’, u bë albumi më i shitur në Mbretërinë e Bashkuar. Këngëtari Sheeran arriti që të shes rreth 182 mijë kopje të albumit në fjalë, vetëm në javën e parë të publikimit.