– Më 28 Qershor, të vitit 1968, rock bendi ‘Pink Floyd’, lansoi albumin e tyre të dytë me radhë, të titulluar ‘A Saucerful Of Secrets’, në Mbretërinë e Bashkuar. Ky ishte albumi i fundit që u inçizua me të gjithë anëtarët e grupit.
– Në po këtë datë, të vitit 1975, bendi The Eagles, arritën në pozitën e parë në top listat e albumeve më të mira, në SHBA, me albumin e tyre të katërt ‘One of These Nights’. Albumi në fjalë, u bë albumi i tyre më i dëgjuar, duke i sjellë grupit edhe një çmim ‘Grammy’, për këngën ‘Lyin’Eyes’, që ishte pjesë e këtij albumi.