– Sot më 29 Maj, feston ditëlindjen ish-anëtarja e grupit Spice Girls, Melanie Brown, e njohur në skenë si Mel B, e lindur në vitin 1975.
Në vitin 1997, grupi Spice Girls, ishin në kulmin e karrierës. Vajzat arritën në pozitën e parë në toplistat botërore me këngën ‘Wannabe‘. Melanie po ashtu ishte në pozitën e parë në Angli në vitin 1998 me këngën e saj solo ‘I Want You Back’. Tani Melanie është një prezantuese televizive dhe modele.
– Në po këtë datë të vitit 1983, grupi Kiss, mbajtën koncertin e tyre të fundit. Në këtë koncert ata u paraqitën me ftyra të maskuara duke krijuar një imazh të ri.
– Në këtë datë të vitit 1984, këngëtarja Tina Turner, lanson albumin e saj shumë të suksesshëm ‘Private Dancer’.