– Në datën e sotme 24 Maj, feston ditëlindjen këngëtari dhe njëherit autor i shumë teksteve, Bob Dylan. Këngëtari ka lindur në vitin 1941 në Minnesota të Amerikës. Kulmin e karrierës së tij e arriti në vitet e 60-ta, duke u bërë ikonë e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe me influencë në kulturën masive.
– Në këtë datë të vitit 1997, grupi The Spice Girls arritën në pozitën e parë të albumeve më të mira në Amerikë me albumin e tyre ‘Spice’. Kjo ishte edhe hera e parë që një bend me vajza nga Anglia, të mbajë pozitën e parë të albumeve më të mira në Amerikë.