– Me datën e sotme 19 maj të vitit 1973, këngëtari Stevie Wonder, arriti në majat e toplistës amerikane ‘Hot 100’, me këngën e tij të titulluar ‘You Are The Sunshine Of My Life’. Kjo këngë ishte pjesë e albumit të tij me titull ‘Talking Book’.
– Në këtë datë të vitit 1962, tre muaj para vdekjes, artistja Marilyn Monroe, bëri paraqitjen e fundit publike në ditëlindjen e 45-të të presidentit të SHBA, John F. Kennedy. Ajo këndoi dhe argëtoi të pranishmit në ditëlindjen e presidentit Kennedy.
– Në po këtë datë të vitit 2010, kënga ‘Stairway To Heaven’ nga bendi Led Zeppelin u cilësua si kënga më e mirë rock, nga një anketë me dëgjuesit e radios ‘Absolute Classic Rock’ në Angli. Led Zeppelin kishin edhe dy këngë të tjera në këtë listë, këngën ‘Whole Lotta Love’ dhe këngën ‘Rock ‘n’ Roll’.