– Më 7 mars 1962, The Beatles inçizuan paraqitjen e tyre të parë në radio për programin “Teenager’s Turn – Here we go” në BBC.
– Në këtë ditë të vitit 1975, David Bowie lansoi albumin e tij të nëntë “Young Americans”. Me këtë album, Bowie shfaqi interesimin e tij për muzikën R&B. Me këngën “Fame” ai u radhit i pari në US Hit Single.
– Më 7 mars 1987, the Beastie Boys u bënë të parët që arritën pozitën numër 1 në SHBA për albumin më të mirë me albumin e tyre debutues “Licensed to Ill”. Ky album vazhdon të mbajë rekordin e një prej albumeve më të shitura të “Columbia Records”.
– Më 7 mars 2015, Drake lansoi mixtape e tij “If you’re reading this, it’s too late” me 14 këngë. The Beatles ishin të vetmit që e kishin bërë një gjë të tillë për një javë në vitin 1964.