– Me datën 27 Maj, të vitit 2017, kënga “Despacito” nga Luis Fonsi, Daddy Yankee dhe Justin Bieber, arriti në maje të top 100 këngëve më të mira, duke e bërë këngën e parë me disa pjesë të kënduar në gjuhën spanjolle, që të klasifikohet në këtë pozitë, që nga kënga e famshme “Macarena”, e interpretuar nga grupi Los del Río, e ralizuar në vitin 1996.
– Me 27 Maj, të vitit 1977, pop rock bendi The Sex Pistols, lansuan këngën “God Save The Queen”, e cila u shit mbi 150 mijë kopje, vetëm në dy javët e para të publikimit.
– Në këtë datë, të vitit 2012, këngëtarja Lady Gaga, u detyrua të anulojë koncertin e saj në Gjakartë të Indonezisë, pas shumë protestave të qytetarëve atje kundër këtij koncerti, sepse këngët e saj sipas tyre ishin në kundërshtim me vlerat dhe traditat e vendit në fjalë.