– Më 31 mars të vitit 1987, Prince lansoi albumin e nëntë “Sign o’ the Times”, i cili përmbante edhe tri hitet më të mëdha: “’If I was Your Girlfriend’, ‘U Got the Look’ dhe ‘Sign o’ the Times”. Në vitin 1989, Revista “Time Out” e rënditi këtë album si më të madhin të të gjitha kohërave.
– Në këtë ditë të vitit 1994, Madonna bëri një skandal mediatik në emisionin “The Late Show” me David Letterman, të cilit ia dha mbathjet e saj në emision.
– Në këtë ditë të vitit 2019, reperi dhe tekstshkruesi amerikan, Nipsey Hussle u vra në parkingun e dyqanit të tij në LA. Ai ishte vetëm 33 vjeç.