– Sot feston ditëlindjen këngëtarja kanadeze me famë botërore, Celine Dion, e cila kishte zënë vendin e parë në të gjitha toplistat me hitin e saj “My Heart Will Go On”, e cila ishte edhe kolonë zanore e filmit të famshëm “Titanic”. Ajo shquhet për zërin unik dhe është një nga këngëtaret më të famshme në gjithë botën me mbi 200 milion albume të shitura në gjithë globin.
– Më 30 mars 1994, Pink Floyd nisi në Miami turneun e tyre të fundit.
– Më 30 mars të vitit 2007, Jay Z ia shiti kompanisë “Iconix” markën e tij të rrobave “Rocawear” për 204 milionë dollar.
– Në këtë ditë të vitit 2017, albumi i tretë i Ed Sheeran “Divide” u bë albumi i parë në SHBA dhe UK Chart. Më këtë album, Sheeran fitoi çmimin Grammy për Best Pop Vocal Album.