– Sot me 25 mars feston ditëlindjen këngëtari, kompozitori dhe kantautori i njohur Elton John i lindur në vitin 1947 në Angli. Emri i tij i skenës nuk është emri i tij i vërtëtë por është një kombinim i dy emrave të anëtarëve të bendit Bluesology: Elton Dean and Long John Baldry. Elton John ka shitur mbi 300 milion albume në gjithë botën.
– Në këtë datë të vitit 1985, Stevie Wonder pranoi çmimin Oscar për këngën më të mirë origjinale për këngën ‘I Just Called to Say I Love You’ dhe kur ai e mori këtë çmim tha se po e pranonte çmimin në emër të Nelson Mandeles.
– Në këtë ditë Michael Jackson kishte shoqëruar Madonën në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar duke lënë fansat në dyshime për lidhje të mundshme.