Sot feston ditëlindjen e 30-të këngëtari Ed Sheeran, i cili për një kohë shumë të shkurtë u bë një senzacion botëror më këngët e tij. Ishte pikërisht kënga ‘A- Team’, që i solli suksese të shumta këngëtarit kur u publikua në vitin 2011. Kënga ishte shkruar për një vajzë të varur nga droga të cilën Sheeran e takoi derisa po perfromonte në një ngjarje bamirësie për të pastrehët në Angli.
Në vitin 2000 me 17 shkurt, piano e John Lennon me të cilën ai kompozoi këngën ‘Imagine’, doli në një ankand në Muzeun ‘Beatles Story’ në Liverpool të Anglisë. Piano filloi të shitej me çmimin 1.7 milion dollarë, duke arritur të shitej për miliona euro për një person anonim që e kishte blerë këtë piano.