Me 13 shkurt të vitit 1996, u publikua albumi ‘All Eyez on Me’ nga reperi Tupac. Albumi shiti mbi 10 milion kopje vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këngëtari britanez Robbie Williams ka lindur sot me 13 shkurt të vitit 1974. Williams fitoi famën më të madhe si pjesë e bandit ‘Take That’, për të vazhduar karrierën e tij solo duke arritur suksese edhe më të mëdha. Ai vlerësohet si artisti britanez më albumet më të shitura në Mbretërinë e Madhe dhe fituesi më i madh i çmimeve Brit në Angli.