Me 10 shkurt të vitit 2001, albumi i këngëtares Jennifer Lopez, ‘Jlo’ ishte në pozitën e parë në top listën e albumeve më të mira në Amerikë. Po ashtu, ajo ishte protagoniste kryesore në filmin ‘The Wedding Planner’, që ishte filmi më i shikuar atë vit, duke e bërë Lopez këngëtaren e parë në histori që ka një film dhe një album, në të njejtën kohë në pozitat e para.
Në këtë datë në vitin 2017, solisti i bandit ‘Maroon 5’, Adam Levine, mori yllin e tij të parë në Hollywood Walk of Fame në Los Angeles të Kalifornisë.