Sot me 2 shkurt këngëtarja Shakira, feston ditëlindjen e saj të 43-të. Këngëtarja ishte në pozitën e parë në vitin 2002 me hitin e saj ‘Whenever Wherever’ dhe në vitin 2006 kryesonte top listat me këngën e saj ‘Hips Don’t Lie’. Ajo është artistja më e famshme kolumbiane e të gjitha kohërave, pasi ka shitur mbi 40 milion albume në gjithë botën.
Në këtë datë të vitit 2003, pas 1 viti të publikimit të këngës ‘All the Things she Said’ që u bë një super hit në Rusi dyshja muzikore ‘t.A.T.u’ arritën majat e toplistave edhe në Amerikë dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Me 2 Shkurt të vitit 2008, pas ribashkimit të grupit Spice Girls bendi u detyrua të ndalin turneun e tyre me arsyetimin e angazhimeve familjare dhe personale të kengëtareve. Bendi anuloi koncertet e tyre në Pekin, Sydney dhe Brazil.