Me 31 janar të vitit 1959, Elvis Presley u rëndit për herë të tretë në pozitën e parë të toplistave britaneze me këngën ‘One Night / I Got Stung’. Presley ishte në ushtri në kohën kur kënga u rëndit e para.
Në këtë date te vitit 1969, Led Zeppelin performuan në ‘The Fillmore East’ të New York-ut, gjatë tuernut të parë të grupit ne Amerikën e Veriut. Thuhet se kjo ishte një nga performancat më të fuqishme të Led Zeppelin.
Në vitin 1976 të datës së sotme, grupi ABBA mori kryesimin e toplistës britanike me këngën ‘Mamma Mia’, duke rrëzuar nga kjo pozitë The Queen, ku për nëntë javë qëndroi në pozitën e parë me këngën ‘Bohemian Rapsody’.