Me 19 janar të vitit 1967, The Monkees ishin në pozitën e parë në top listën britaneze me këngën ‘I’m A Believer’. Kënga e kompozuar nga Neil Diamond, kishte mbi 1 milion porosi për blerje para se të publikohej. Albumi i tyre që përmbante këtë këngë ka shitur rreth 10 milion kopje në të gjithë botën.
Në këtë datë të vitit 2001, ishte raportuar se Paul McCartney ishte miliarderi i parë i muzikës pop në botë. McCartney u tha se kishte një vlerë prej 725 milion dollarësh dhe pritej të bëhej një miliarder pas shitjeve të mëdha nga albumi i koleksionit të ‘ The Beatles’.