Me 14 janar të vitit 1984, Paul McCartney ishte në pozitën e parë në Mbretërinë e Bashkuar me këngën ‘Pipes of Peace’.
Në këtë datë të vitit 2001, Jennifer Lopez ishte për herë të parë në top listën muzikore në Angli, me këngën e saj ‘Love Don’t Cost a Thing’. Kjo këngë ishte pjesë e albumit të saj ‘JLO’.
Në po këtë datë të vitit 2007, këngëtarja Amy Winehouse ishte për dy javë në top listën e albumeve më të mira në Angli, me albumin e saj ‘Back to Black’. Këngëtarja shiti mbi 3 milion kopje vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, duke u bërë albumi i dytë më i shitur në këtë vend.