Me 10 janar të vititi 1964, The Rolling Stones inçizuan këngën ‘Not Fade Away’ në Angli. Kjo këngë u inçizua për herë të parë nga Buddy Holly dhe grupi i tij Crickets dhe u bë kënga e parë e inçizuar e grupit The Rolling Stones.
Në këtë datët të vitit 1981, kënga e famshme ‘Imagine’ nga John Lennon, ishte për katër javë në pozitën e parë në top listën e këngëve më të mira në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo këngë, ishte në këtë pozitë 10 vjet pasi u inçizua dhe dëgjuesit e radios BBC në vitin 1999, e votuan këtë këngë si kënga me tekstin më të mirë.