Me 7 janar të vitit 1980, Pink Floyd lansuan pjesën e dytë të këngës ’Another Brick In The Wall’ në Amerikë. Kënga arriti majat e top listave në Amerikë, Mbretërinë e Bsahkuar dhe shumë vende të tjera, përfshirë Australinë, Gjermaninë dhe Italinë.
Në këtë datë në vitin 1972, David Bowie lansoi këngën ‘Changes’ në Mbretërinë e Bashkuar . Kjo ishte edhe kënga e fundit të cilën Bowie e performoi live në një skenë, deri në paraqitjen e tij të fundit në vitin 2006 më këngëtaren Alicia Keys.