Me 22 dhjetor të vitit 1973, Elton John qëndroi për dy javë në pozitën e parë, në top listën e albumeve më të mira në Mbretërinë e Bashkuar, me albumin ‘Goodbye Yellow Brick Road’ dhe tetë javë në top listën amerikane.
Në këtë datë të vitit 2003, lista e përvitshme e këngëtarëve më të dëgjuar të të gjitha kohërave e librit të rekordeve ‘Guinness’, shpalli Elvis Presley-n këngëtarin më të dëgjuar të të gjitha kohërave. Lista bazohej në numrin e javëve të kaluara në top listën e hiteve në Mbretërinë e Bashkuar.