Me 18 dhjetor të vitit 1961, grupi ‘The Tokens’, qëndruan për tre javë në pozitën e parë të këngëve më të mira në Amerikë me këngën ‘The Lion Sleeps Tonight’, ndërsa në pozitën e 11-të në Mbretërinë e Bashkuar.
Në këtë datë të vitit 1971, bendi ‘T.Rex’ publikuan albumin e tyre të dytë ‘Electric Warrior’. Ky album u bë albumi më i shitur në këtë vit në Mbretërinë e Bashkuar dhe përmbante dy nga këngët e tyre më të njohura ‘Get it On’ dhe ‘Jeepster’.