Me 12 dhjetor të vitit 1915, ka lindur këngëtari dhe producenti i famshëm amerikan Frank Sinatra, një nga artistët më të famshëm të shekullit të 20-të. Këngët e tij më të famshme ishin: ‘New York, New York’, ‘The Way You Look Tonight’, ‘Strangers in the Night’ ‘My Way’ e këngë të tjera.
Në po këtë datë të vitit 1992, Whitney Houston qëndroi për 20 javë në pozitën e parë, në toplistën e albumeve më të mira amerikane, me albumin e saj ‘The Bodyguard’. Houston ka shitur mbi 40 milion kopje të këtij albumi në gjithë botën.