Me 8 dhjetor të vitit 1980, John Lennon u qëllua pesë herë me armë nga 25 vjeçari Mark Chapman, jashtë ndërtesës Dakota në New York, ku ai jetonte me bashkëshorten e tij Yoko. Chapman e kishte pritur Lennon, jashtë apartamentit që nga mëngjesi dhe i kishte kërkuar një autograf më herët gjatë ditës.
Në këtë ditë në vitin 1984, grupi ‘Frankie goes to Hollywood’, ishin në pozitën e parë të top listës muzikore në Mbretërinë e Bashkuar, me këngën ‘The Power of Love’. Kjo ishte edhe një nga këngët më të dëgjuara të grupit në këtë vit, duke qëndruar për javë të tëra në top listë edhe më këngë të tjera që publikuan më pas.