Me 3 dhjetor të vitit 1964, The Rolling Stones ishin në pozitën e parë të top listës së këngëve më të mira në Mbretërinë e Bashkuar, me këngën e tyre ‘Little Red Rooster’. Ata e inçizuan këtë këngë në Chess Studio në Chicago, në të njejtën studio ku Muddy Waters dhe Little Walter kishin inçizuar këngët e tyre në zhanrin blues.
Në këtë datë të vitit 2014 këngëtari Ed Sheeran u vlerësua si artisti me këngët më të dëgjuara nga Spotify. 23 vjeçari kishte mbledhur më shumë se 800 milion klikime në këtë platformë, duke kaluar Eminem dhe Coldplay. Katy Perry ishte artistja femër me këngët më të klikuara, e pas saj këngëtarja Ariana Grande dhe Lana Del Ray.