Me 1 dhjetor të vitit 1966, Tom Jones ishte në pozitën e parë të top listës muzikore në Mbretërinë e Bashkuar, me versionin e tij të këngës ‘Green, green grass of home’. Kjo këngë qëndroi për shtatë javë në këtë top listë, duke i mbledhur producentëve miliona dollarë nga shitjet e albumit të kësaj kënge.
Në këtë datë të vitit 1998, Vanilla Ice qëndroi për katër javë në pozitën e parë në top listën e hiteve vendore në Mbretërinë e Bashkuar me këngën e tij ‘Ice Ice Baby’.
Në po këtë datë të vitit 2016, Drake u emërtua artisti më i dëgjuar në Spotify, me këngën e tij ‘One Dance’. Kjo ishte edhe kënga më e klikuar në këtë platformë dhe u klikua mbi 960 milion herë.