Me 30 nëntor të vitit 1969, Rolling Stones performuan natën e fundit të turneut në Amerikën e Veriut në kuader të festivalit ‘International Raceway’.
Në këtë ditë në vitin 1982, u publikua albumi ‘Thriller’ nga Michael Jackson. Ai kaloi 190 javë në tabelën e albumeve në Mbretërinë e Bashkuar për t’u bërë edhe albumi më i shitur i të gjitha kohërave në zhanrin pop, me mbi 66 milion kopje të shitura. Në të njejtën datë por të vitit 1991, Michael Jackson ka shënuar për herë të katërt pozitën e parë të ranginimt në top listen angleze për albumin e tij të tetë ‘Dangerous’.
Në po këtë datë në vitin 1994, Tupac Shakur u qëllua pesë herë me armë gjatë një grabitjeje jashtë një studio regjistrimi të qytetit të New Yorkut.