– Me datën 12 Maj të vitit 1984, kënga e famshme këngëtarit, Lionel Richie “Hello, arriti në krye të toplistave të këngëve më të mira në Amerikë. Për të realizuar këtë këngë, këngëtari Richie, ishte inspiruar kur ishte më i ri dhe kur turpërohej të fliste me vajza.
– Në po këtë datë të vitit 1967, u publikua albumi i parë i këngëtarit të ndjerë, Jimi Hendrix, i titulluar ‘Are You Experienced’. Hit këngët e këtij albumi ishin: “Foxy Lady,” “Hey Joe” and “Purple Haze.”
– Me 12 maj të vitit 2017, këngëtari Kendrick Lamar, ishte në pozitën e parë në tabelën e albumeve amerikane, me albumin e tij të katërt të inçizuar në studio ‘Damn’. Ai u bë albumi i vitit 2017 dhe u nominua për çmimin ‘Albumi i vitit’. Ai po ashtu për këtë album, u shpërblye me çmimin për albumin më të mirë të zhanrit Rap në ‘Grammy Awards’. Me albumin në fjalë, këngëtari gjithashtu fitoi edhe çmimin ‘Pulitzer’.