Me 24 nëntor të vitit 1983, grupi Irlandez ‘The Undertones’ u shpërbë si grup. Këngëtari kryesor Feargal Sharkey vazhdoi karrierën solo duke arritur popullaritet të madh me këngën ‘A Good Heart’.
Në po këtë ditë në vitin 2006, u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve ‘American Music Awards’, ku fitues ishin: Kelly Clarkson, Red Hot Chili Peppers, Shakira, Jamie Foxx, Nickelback, Sean Paul, Black Eyed Peas, Eminem, Nelly Furtado dhe artistë të tjerë.
Në këtë ditë në vitin 2013, Robbie Williams publikoi albumin e tij të 11-të në Britaninë e Madhe, ‘Swings Two Ways’ duke arritur në krye të top listave botërore.