Me 23 nëntor të vitit 1974, The Rolling Stones publikuan albumin e tyre të pestë në Amerikë të titulluar ‘It’s Only Rock’ N Roll ‘. Ky ishte edhe albumi i tyre i fundit dhe arriti në pozitën e 2-të në Mbretërinë e Bashkuar.
Në këtë ditë në vitin 1991, Michael Jackson publikoi këngën “Black and White”, në bashkëpunim me kitaristin Slash. Kjo këngë, për disa javë ishte kënga më e dëgjuar në Amerikë dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Në po këtë datë në vitin 2008, këngëtarja Leona Lewis qëndroi në pozitën e parë të albumeve më të mira në Mbretërinë e Bashkuar, me albumin e saj të parë ‘Spirit’. Albumi theu rekordin për shitjet më të mëdha të albumeve dixhitale për një javë, dukë u bërë albumi më i shitur në botë për vitin 2008.