– Në datën e sotme 11 Maj të vitit 1981, këngëtari Bob Marley, humbi betejën me kancerin, në moshën 36 vjeçare. Ai njihet si ikona botërore e muzikës reggae.
– Me 11 Maj të vitit 2002, mbi 500 fansa të këngëtarit, Michael Jackson, organizuan një protestë para studios së inçizimit ‘Sony’, në Berlin, duke thënë se kompania në fjalë nuk e kishte promovuar mjaftueshëm albumin ‘Invincible’.
– Në po të njëjtën datë të vitit 1991, pop-rock dueti suedez, Roxette, radhiteshin për herë të katërt në top listën e këngëve më të mira në SHBA. Më së shumti në top listë në po të njejtin vit qëndruan me këngën ‘Joyride’.