– Në datën e sotme, 10 Maj të vitit 1969, rock bendi Led Zeppelin, hyri për herë të parë në tabelën e albumeve më të mira në Mbretërinë e Bashkuar kur albumi debutues i grupit shënoi pozitën e 6-të. Pas disa javësh ata kryesuan edhe në Amerikë. Albumi i tyre me emrin ‘Led Zeppelin’ ishte inçizuar për 36 orë dhe tani konsiderohet një nga debutimet më të rëndësishme të muzikës rock, duke krijuar një interpretim krejtësisht të ri të zhanrit Rock And Roll, me stile muzikore të reja që sollën risi në këtë zhanër.
– Në këtë datë të vitit 2003, këngëtarja Madonna, kryesonte top listat e albumeve më të mirë në Amerikë, me albumin e saj ‘American Life’.