Me 25 tetor të vitit 1969, kënga ‘Sugar Sugar’ nga rock grupi ‘The Archies’, ishte në pozitën e parë në top listën muzikore në Mbretërinë e Bashkuar. Ata qëndruan në krye të top listës për tetë javë dhe gjithashtu shitën mbi gjashtë milion kopje të albumit në të gjithë botën.
Në po këtë datë në vitin 1986, Bon Jovi arritën në pozitën e parë në tabelën e albumeve më të mira në Amerikë, me albumin ‘Slippery When Wet’. Ata shitën mbi 8 milion kopje në gjithë botën me këtë album.