Me 22 tetor të vitit 1990, Pearl Jam mbajti koncertin e tyre të parë ndonjëherë në sallën ‘Off Ramp’ në Seattle të Amerikës.
Në këtë datë në vitin 2000, George Michael pagoi 1.45 milion dollar, për pianon Steinway në të cilën John Lennon shkroi hitin ‘Imagine’. George Michael deklaroi se kur e di se gishtat e mi do të prekin notat e saj, do të ndihem vërtetë i bekuar.
Në po këtë datë kënga ‘Waterloo’ nga grupi ABBA, u votua si kënga më e mirë në historinë e Eurovisionit. Shikuesit në 31 vende të Evropës votuan për këtë këngë në Kopenhagë.