Me 18 tetor të vitit 1956, atë kohë 21-vjeçar, Elvis Presley u ndal në një pikë karburanti në Memfis dhe me t’u vërejtur nga njerëzit, aty u krijua një turmë të cilët i kërkonin autografë Presley –it. Kjo nuk i pëlqei Ed Hopper- menaxherit të pikës së karburanitit, i cili pasi kërkoi disa herë nga Elvis Presley që të largohej, që të mund ta zhvillonte biznesin normal, e goditi më pas Presley-n në kokë, por që edhe ai vet ishte ‘shpërblyer’ më një grusht në fytyrë nga Presley. Punëtori i pikës së karburanit, Aubrey Brown e ndihmoi shefin e tij dhe lajmëruan policinë. E fundi i kësaj ngjarjeje është dënimi për punëtorët e pikës së karburaniti të cilët u ngarkuan me sulm ndaj Elvis Presley.
Në këtë datë të vitit 1957, Paul McCartney bëri paraqitjen e tij të parë me ‘The Quarry Men’ në Liverpool, bashkë me kolegët e tij nga grupi: John Lennon, Eric Griffiths, Colin Hanton, dhe Len Garry. Paul McCartney performoi disa nga këngët të cilat i kishe kompozuar me Lennon. Kjo ngjarje shënoi edhe fillimin e bashkëpunimin në mes të Paul McCartney dhe John Lennon.
Në po këtë datë të vitit 1964, pasi morën një ditë pushim nga turneu britanik të cilin ishin duke e mbajtur, The Beatles shkuan në studio dhe perfunduan inçizimin e albumit te gjashtë dhe singlit ‘I feel fine’. Gjithashtu përfunduan këngët: ‘Mr. Moonlight’, ‘I’ll Follow the Sun’, ‘Everybody’s Trying to Be My Baby’. ‘Rock and Roll Music’ and ‘Words of Love.