Sot me 14 tetor feston ditëlindjen këngëtari Usher, i cili ka lindur në vitin 1978 dhe është një nga artistët me muzikën më të shitur të të gjitha kohërave. Ai ka shitur mbi 43 milionë kopje të albumeve të tij.
Në këtë datë të vitit 1959, Bobby Darin ishte në vendin e parë në top listën e këngëve më të mira në Angli, me këngën ‘Mack the Knife’. Më këtë këngë në vitin 1960 ai fitoi edhe çmimin ‘Grammy’.
Në po këtë datë të vitit 1969, policia në New Jersey nxorri një urdhërarrest për këngëtarin e famshëm Frank Sinatra, që kishte të bënte me lidhjet e tij me mafinë.
Me 14 tetor të vitit 1990, kompozitori, pianisti dhe dirigjenti amerikan, Leonard Bernstein, vdiq nga pneumonia. Ai kishte shkruar tri simfoni, dy opera dhe pesë komedi muzikore dhe kishte fituar disa çmime ‘Grammy’.