Me 12 tetor të vitit 1985, këngëtarja Jennifer Rush ishte në pozitën e parë, në top listen e singlave më të mirë në Mbretërinë e Bashkuar me këngën ‘The power of love’. Kënga qëndroi në këtë pozitë për pesë javë dhe u bë kënga më e shitur e vitit, si dhe kenga me e shitur ndonjëherë nga nje këngëtare në Mbretërinë e Bashkuar.
Në këtë datë të vitit 1991, albumi i katërt i grupit Simply Reds ‘Stars’, mbante pozitat e para të top listave britaneze për herë të parë. Ky album u bë albumi më i dëgjuar në vitet 1991 dhe 1992 në Mbretërinë e Bashkuar, duke qendruar 134 javë në top liste.
Në po këtë datë të vitit 2008, bendi Oasis u rëndit në pozitën e parë në top listën e albumeve më të mira në Mbretërinë e Bashkuar. Albumi ‘Dig Dig Out Your Soul’ ishte albumi i shtatë dhe i fundit i grupit.