– Në këtë datë të vitit 2000, kënga e famshme e Britney Spears, ‘Oops…I did it again’ ishte në pozitën e parë të toplistave në Mbretërine e Bashkuar dhe në SHBA. Kënga ishte shkruar dhe prodhuar nga Max Martin dhe Rami Yacoub.
– Me datën 7 Maj të vitit 1977, grupi ‘The Eagles’, arritën në krye të toplistave me këngën ‘Hotel California’. Grupi fitoi edhe çmimin ‘Grammy’ për këngën më të mirë të vitit 1977.
– Me 7 Maj të vitit 2003, një gjykatë në Los Angeles denoi producentin Dr. Dre, me 1.5 milion dollarë me akuza për vjedhje të këngës ‘Let’s Get High’, nga kënga ‘The Fatback’ e vitit 1980. Albumi i Dr. Dre që përmbante këtë këngë, kishte shitje në atë kohë, mbi 9 milion kopje në gjithë botën.