– Me 12 shtator, të vitit 2011, këngëtari Ed Sheeran, publikoi albumin e tij të incizuar në studio, të cilin e emërtoi ‘ +’ dhe arriti pozitat e para të top listave britanike.
– Në këtë datë, të vitit 2003, ka vdekur këngëtari dhe aktori i famshëm Johnny Cash, në moshën 71 vjeçare. Ai ishte i njohur për kombinimet e tij të zhanreve country, rock and roll, blues dhe gospel. Këngët e tij më të njohura ishin “Folsom Prison Blues”, “I Walk the Line”, “Man in Black” dhe këngë të tjera.
– Në këtë datë, të vitit 2010, këngëtarja Lady Gaga, fitoi çmimin për video spotin më të mirë të vitit në ‘Video Music Awards’, për këngën e saj të titulluar “Bad Romance”. Ajo e pranoi këtë çmim e veshur me një fustan të bërë krejtësisht nga mishi i freskët i kafshëve.