– Sot, me 4 shtator, feston ditëlindjen këngëtarja, kantautorja dhe njëherit aktorja e famshme Beyonce, e lindur në vitin 1981, në Texas të SHBA. Gjatë karrierës së saj, ajo ka shitur rreth 100 milion albume si solo artiste dhe 60 milion kopje albumesh me grupin Destiny’s Child. Ajo po ashtu ka fituar 22 çmime Grammy dhe është këngëtarja më e nominuar në historinë e këtyre çmimeve. Ajo është e martuar me reperin Jay-Z dhe kanë tre fëmijë së bashku.
– Në këtë datë, të vitit 1982, rock bendi Survivor, ishin në pozitën e parë të këngëve më të dëgjuara në Angli, më këngën ‘Eye Of The Tiger’. Kjo këngë ishte kolonë zanore e filmit ‘Rocky III’. Më këtë këngë bendi fituan edhe çmimin ‘Grammy’, për performancën më të mirë në zhanrin Rock.