– Sot shënohet ditëlindja e mbretit të muzikës pop, Jackson. Në datën e sotme, 29 gusht, të vitit 1958, kishte lindur mbreti i muzikës pop, Michael Jackson, në Indiana të Amerikës. Ai ka publikuar mbi 100 hite, që arritën në pozitat e para të top listave në gjithë botën dhe ka fituar 13 çmime ‘Grammy’, përfshirë qindra çmime të tjera në muzikë. Ai po ashtu mban edhe mbi 15 rekorde të librit ‘Guinness’, për albumet më të shitura në botë. Albumi i tij i vitit 1982 ‘Thriller’, është albumi më i shitur në botë i të gjitha kohërave. Michael Jackson, vdiq me 25 qershor, të vitit 2009, në shtëpinë e tij në Los Angeles. Këngët e tij vazhdojnë të pëlqehen dhe të dëgjohen me shumë ëndje edhe nga gjeneratat e reja.
– Sot, feston ditëlindjen këngëtari anglez, Liam Payne, i lindur në vitin 1993. Në vitin 2011 ai mbante pozitën e parë të këngëve më të mira në Angli me këngën ‘What Makes You Beautiful’. Po ashtu ai u bë i famshëm me këngën ‘Familiar’, në bashkëpunim me J Balvin dhe këngën ‘For You’, të realizuar në bashkëpunim me këngëtaren Rita Ora, që ishte edhe kolonë zanore e filmit ‘Fifty Shades Freed’.