– Sot, me 15 gusht, feston ditëlindjen këngëtari dhe aktori, Joe Jonas, pjesëtari i grupit Jonas Brothers, lindur në vitin 1989, në Arizona. Në vitin 2009 albumi i tyre ‘Lines, Vines and Trying Times’, ishte një nga albumet më të dëgjuara në Amerikë.
– Me 15 gusht, të vitit 1979, bendi Led Zeppelin lansuan albumin e tyre të tetë me radhë të titulluar ‘In Through The Out Door’. Albumi u lansua derisa anëtari i bendit John Bonham, ishte ende gjallë.
– Në këtë datë, të vitit 1987, këngëtari Michael Jackson, ishte në pozitën e parë të këngëve më të mira në Angli me këngën ‘I Just Can’t Stop Loving You’, një duet në bashkëpunim me Siedah Garrett. Kjo këngë ishte paraparë të këndohej fillimisht nga Michael Jackson dhe Whitney Houston.