– Sot, me 8 gusht, feston ditëlindjen këngëtari kanadez Shawn Mendes, i lindur në vitin 1998. Kënga e tij ‘Stitches’, arriti në krye të top listave në gjithë botën. Vlen të përmendim gjithashtu se, Mendes, pa arritur moshën 18 vjeçare, kishte 3 albume në top listat e albumeve më të mira në shumë vende të botës. Këngët e tij ‘In my blood’, ‘Lost in Japan’ dhe bashkëpunimi i tij me këngëtaren Camila Cabello në këngën ‘Seniorita’, arritën të jenë këngët më të dëgjuara në gjithë botën.
– Në këtë datë, të vitit 2007, këngëtarja Amy Winehouse, për shkak të përdorimit të drogës kaloi në mbi dozë, duke anuluar turneun e saj muzikor në Amerikë. Gjatë kësaj kohë këngëtarja bazuar në gjendjen e saj shpirtërore, u inspirua për të shkruar një nga hitet e saja më të mëdha, këngën ‘Rehab’. Edhe pse këngëtarja ishte disa herë në rehabilitim, për shkak të problemeve me alkoolin dhe drogën, ajo vdiq në vitin 2011.