– Me 6 gusht, të vitit 2001, këngëtarja Whitney Houston, thuhet se ishte këngëtarja më e paguar në botë pas nënshkrimit që ajo e bëri me kompaninë disko grafike ‘Arista’, që kishte vlerën mbi 100 milion dollar.
– Në këtë datë, të vitit 2012, revista ‘Forbes’ deklaroi se çifti Beyoncé dhe Jay-Z, ishin artistët më të paguar në skenën muzikore. Ata kishin fituar mbi 78 milion dollar, vetëm për një vit.
– Sot, feston ditëlindjen këngëtarja Geri Halliwell, ish pjesëtarja e grupit Spice Girls, e lindur në vitin 1972. Ajo u nda nga grupi në vitin 1998, për të vazhduar karrierën e saj si solo këngëtare.