Në vitin 2002, në ceremoninë e 75-të të çmimeve OSCAR, Eminem bëhet reperi i parë që merr çmimin ‘OSCAR’, për këngën “Lose Yourself”, që ishte pjesë e filmit të tij autobiografik ‘8 Mile’. Ai fitoi çmimin për këngën më të mirë origjinale. Eminem nuk shkoi fare në ceremoni, me arsyetimin se ai nuk kishte shanse të fitonte çmim ‘OSCAR’, kështu që miku i tij, producenti Luis Resto, pranoi çmimin në vend të tij.
Në këtë datë të vitit 2008, Jonas Brothers kënduan himnin kombëtar në përvjetorin e festës së Pashkëve, në ‘Shtëpinë e Bardhë’.