– Me datën 10 Prill, të vitit 1970, këngëtari Elton John, publikoi albumin e tij të dytë në studio, i cili përfshin këngën e famshme ‘Your song’. Albumi u nominua për çmimin ‘Grammy’ për Albumin më të mirë të vitit.
– Në vitin 1989, rock bendi ‘The Cult’, publikuan albumin e tyre të katërt me radhë ‘Sonic Temple’, i cili arriti që të klasifikohet në pozitën e 10-të në top listën amerikane. Albumi në fjalë përmban disa nga hitet më të mëdha të bendit The Cult, duke përfshirë “Woman Woman”, “Sun King” dhe “Sweet Soul Sister”.
– Me 10 Prill, të vitit 1994, mbi 5 mijë fansa u mblodhën për të nderuar për herë të fundit legjendën e muzikës rock, këngëtarin, Curt Cobain.